Nga nesër hyn në fuqi regjimi veror i trafikut

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, informon LAMM në raportin e mëngjesit për gjendjen e rrugëve.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Nga nesër deri më 31 gusht, në rrugët shtetërore në vend vendoset një regjim i përkohshëm veror i trafikut, i cili ndalon lëvizjen e mjeteve të rënda mallrash me një masë totale mbi 15 ton, gjatë fundjavës dhe në ditët me temperatura jashtëzakonisht të larta.

Orari është si në vijim:

E premte nga ora 17:00 deri në 22:00, E shtunë nga ora 9:00 deri në 18:00 dhe E diel nga ora 9:00 deri në 22:00.

Në ditët me temperatura jashtëzakonisht të larta, të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë, ndalimi do të jetë në fuqi edhe nga e hëna deri të enjten nga ora 11:00 deri në 17:00. Kufizimi nuk vlen për automjetet që transportojnë kafshë, lule, ndihmë humanitare, drithëra dhe kultura drithërash dhe mallra që prishen, naftë dhe derivate të naftës, transport të materialeve të rrezikshme dhe automjete që kryejnë transport për kompani që kanë lidhur kontrata për zbatimin e projekteve në rrugët shtetërore me Ndërmarrjen Publike për Rrugët Shtetërore.

Siç informon LAMM, në rrugën magjistrale A2: Shkup – Ohër – Shkup (e vlefshme deri më 1 shtator), ndalohet lëvizja e automjeteve të rënda mallrash, masa totale e të cilave tejkalon 7.5 ton, gjatë fundjavave, në intervalet e mëposhtme:

E premte nga ora 15:00-22:00, E shtunë nga ora 07:00 deri në 12:00 dhe nga ora 18:00 deri në 24:00 dhe e diel nga ora 07:00 deri në 22:00.

“Ky regjim i veçantë trafiku vendoset gjatë verës me qëllim që të shmanget mbingarkesa e trafikut në pjesën rrugore që të çon në destinacionin turistik më të vizituar në Republikën e Maqedonisë, të zvogëlohet mbingarkesa në pikat e pagesës dhe në përgjithësi të sigurohet rrjedhë më e shpejtë e automjeteve dhe lëvizje e papenguar e turistëve. Kufizimi nuk vlen për automjetet që transportojnë kafshë të gjalla, lule, ndihmë humanitare, kultura drithërash dhe mallra që prishen shpejt”, thonë nga LAMM.

The post Nga nesër hyn në fuqi regjimi veror i trafikut appeared first on Alsat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme