Nga përplasja në Rrugën e Kombit, tre të lënduar

Tre të plagosur është bilanci i deritanishëm i përplasjes mes policisë dhe protestuesve në rrugën e Kombit.

Qindra qytetarë janë të pranishëm në këtë protestë, ndërsa duke parë që policia nuk i ka lejuar që të afrohen drejt tunelit ku janë vendosur makineritë për pagesën e taksës për këtë rrugë, protestuesin e kanë quajtur si provokim.

Kjo ka shkaktuar irritim të protestuesit, të cilët kanë marrë para policinë dhe kanë goditur me gurë në drejtim të tyre.

Po ashtu, ata janë afruar tek trau ku janë të vendosur makineritë e pagesave, ku i kanë goditur me gurë me qëllim prishjen e tyre.

Ndërsa për të mos lejuar këtë gjë, ndodhen forca të shumta policie, të ardhur nga Tirana, Lezha dhe Shkodra.

Çdo kush që do të kalojë në rrugën e Kombit do të paguajë nga 5 euro deri në 44 euro. Vendosja e kësaj takse ka shkaktuar irritim të madh si në Kosovë po ashut edhe ne vendim tonë, duke u shprehur se pagesa është shumë e lartë.

/GazetaExpress/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme