Vdes automobilisti i njohur kosovar

Dje rreth orës 19:00 ka ndërruar jetë automobilisti nga Prizreni, Afrim Spahi.

Afrimi ka vdekur në moshën 50-vjeçare ndërsa për shumë vjet ka qenë ndër automobilistët më të respektuar në Kosovë.

Kryetari i Federatës së Auto Sportit të Kosovës, Ismet Rexhepi, në emër të Bordit, garuesve dhe gjithë Federatës i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit, por edhe komunitetit të automobilizmit.

“Në emër të Federatës, garuesve dhe gjithë dashamirëve të automobilizmit, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Spahi. Afrimi ishte ndër garuesit më të respektuar, i dashur, i urtë dhe i sinqertë me të gjithë.

Sporti i Kosovës, e në veçanti automobilizmi e ka humbur një sportist të suksesshëm, e mbi të gjitha një njeri të mirë”, thuhet në ngushëllimin e kryetarit Rexhepi.

Varrimi i tij bëhet sot në orën 16:00 në Prizren.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme