Nga regjimi gjysmë autoritar, Kosova me regjim tranzitor

Në raportin e Freedom House thuhet se vetëm gjatë vitit të kaluar, vota e britanikëve për t’u larguar nga Bashkimi Evropian, kundërshtimi i votuesve holandezë për marrëveshjen e Asociimit ndërmjet BE-së dhe Ukrainës dhe zgjedhja e Donald Trump, president i Shteteve të Bashkuara, “kanë rritur dyshimet së fundi për rendin e brishtë të pas Luftës së Ftohtë”.


“Brexit dhe administrata e re në Shtetet e Bashkuara kanë inkurajuar populistët anti demokratë në Evropën Qendrore dhe Lindore dhe në Ballkan” i tha Radio Evropa e Lirë, drejtori i projektit Popujt në Tranzicion të Freedom House, Nate Schenkkan.

“Tani një masë kritike e liderëve në rajon hapur po e kundërshtojnë idenë e demokracisë liberale dhe ky populizëm po kombinohet gjithnjë e më shumë me nacionalizmin e vrazhdë etnik që në një mënyrë kërcënon paqen ne Evropë”, thotë Schenkken.

Në raport thuhet se në Evropën Qendrore dhe Lindore dhe në Ballkan “vitet e populizmit dhe të korrupsionit kanë gërryer institucionet premtuese demokratike”.

Sipas Freedom House Kosova këtë vit ka lëvizur nga një regjim gjysmë autoritar i konsoliduar në një regjim tranzitor/hibrid.

“Kosova ka filluar nga pika më e ulët nga vendet e Ballkanit në anketën tonë dhe gjatë dekadës së kaluar ka bërë përparim drejt konsolidimit të shtetësisë dhe ndërtimit të institucioneve të veta”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, drejtori i projektit për Vendet në Tranzicion, i Freedom House, Nate Shcankkan.

“Por tash e tutje bëhet ende më vështirë”, paralajmëroi ai, duke shtuar se “qeveria e vendit dhe partitë politike duhet të rrisin llogaridhënien në çështjen e korrupsionit dhe ata duhet të marrin vendime të vështira politike, në çështjet siç janë përfaqësimi i pakicave dhe integrimi evropian”.

Në raport ndërkohë, Serbia është vlerësuar se ka arritur në pikën më të ulët të demokracisë që prej vitit 2003, pavarësisht se ka bërë përparim në negociatat për pranimin në BE.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme