Vjenë, kapen 25 kilogramë drogë në autobusin nga Kosova

Në një autobus udhëtarësh të ardhur nga Kosova, policia në Vjenë ka kapur 25 kilogramë marihuanë. Droga ishte fshehur në gomat rezervë ndërsa është gjetur nga një qen policor, shkruan orf.at.


Vendimtare për këtë sukses ishte informata që policët e Vjenës kishin marrë nga kolegët e tyre kosovarë, transmeton albinfo.ch. “Në një moment të volitshëm autobusi është udhëzuar për një kontroll trafiku në qarkun e dhjetë të Vjenës. Kontrollimi me qenin policor tashmë ishte përgatitur, thotë një zëdhënës policie për mediat austriake. Dhe pastaj qeni me emrin Frankie me nuhatje gjeti drogën e cila ishte fshehur në një gomë rezervë të autobusit.

Me këtë rast  janë arrestuar katër persona. Në mesin e tyre ishin shoferi i autobusit dhe menaxheri, të dy nga Kosova. Po ashtu edhe dy të tjerë, shtetas të Shqipërisë, pasi që si duket nuk i kishin besuar transportuesit, ishin bashkë me ta në autobus, përcjell albinfo.ch. Edhe ata janë arrestuar po ashtu.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme