Përmes platformës eKosova nga tani është e çasshme të parashtrohet kërkesa dhe të pranohet vërtetimi i së kaluarës kriminale nga Policia e Kosovës.
Nxjerrja e këtij dokumenti mund të realizohet tërësisht në mënyrë digjitale.
Lajmi u bë i ditur nga platforma shtetërore nëpërmjet një njoftimi në Facebook.
“E gjitha që ju nevojitet është që të parashtroni kërkesën dhe të prisni derisa zyrtarët përgjegjës nga Policia e Kosovës të trajtojnë kërkesën tuaj. Pasi që kërkesa e juaj të jetë trajtuar, ju do të njoftoheni në mënyre automatike për të shkarkuar versionjin elektronik të dokumentit të nënshkruar në mënyre digjitale”, thuhet në njoftimin e eKosova në Facebook.
© SYRI.net