Nga tetori, letërnjoftimi dhe patenta e shoferit në formë digjitale, Andonovski paralajmëron aplikacionin e ri mobil

Qytetarët, nga muaji tetor, do të mund t’i kenë letërnjoftimin dhe patentën e shoferit në formë digjitale në telefonat e tyre. Këtë e bëri të ditur ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, i cili njoftoi se gjatë muajit tetor do të promovohet aplikacioni i ri mobil  m.Uslugi, (Shërbimet Mobile).

Përmes aplikacionit m.Uslugi (Shërbimet Mobile), përveç versioneve elektronike të dokumenteve personale, qytetarët do të kenë qasje edhe në dy shërbime elektronike.

Andonovski, gjatë një interviste në Kanal 5, theksoi se gjatë periudhës së kaluar është punuar për sigurinë kibernetike, mbrojtjen dhe ruajtjen e të dhënave personale, si dhe për mënyrën e shkëmbimit të tyre me Ministrinë e Punëve të Brendshme, e cila është pronare e të dhënave.

Aktualisht, sipas ministrit, në fazën përfundimtare janë harmonizimi dhe nënshkrimi i protokollit për shkëmbimin e të dhënave, si dhe testimi i vetë aplikacionit. Qëllimi është që, para se aplikacioni të vihet në përdorim, të kontrollohet nëse sistemi është stabil, i sigurt dhe i thjeshtë për t’u përdorur.

Aplikacioni do të mund të shkarkohet përmes App Store dhe Google Play, ndërsa versioni testues deri më tani është shkarkuar nga rreth 6.000 qytetarë.

Sipas Andonovskit, faza e ardhshme e transformimit digjital është që telefoni celular gradualisht të marrë funksionin e një portofoli digjital, përmes të cilit qytetarët do të kenë qasje në dokumentet personale dhe në shërbimet e shtetit.

The post Nga tetori, letërnjoftimi dhe patenta e shoferit në formë digjitale, Andonovski paralajmëron aplikacionin e ri mobil appeared first on Alsat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme