Dy zjarre ende aktive në vend, 22 janë shuar

Gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej 27 zjarre në hapësira të hapura. Sipas Qendrës për Menaxhim me Kriza, dy prej tyre janë ende aktive, tre janë vënë nën kontroll, ndërsa 22 janë shuar.

Një nga zjarret aktive është në Komunën e Mavrovës dhe Rostushës, pranë lokalitetit Brdash i Madh, ku është përfshirë nga zjarri një zonë pyjore. Zjarr tjetër aktiv është regjistruar në Komunën e Shuto Orizarës, në Vizbegë, pas hotelit “New Star”, ku ka marrë flakë një deponi.

Ndërkohë, nën kontroll janë vënë zjarret në Komunën e Zelenikovës, mbi fshatin Paligrad – Preslap, në Komunën e Sarajit, pranë fshatit Kopanicë, si dhe në Komunën e Strugës – pranë fshatrave Piskupshtina, Burinec dhe Lokov.

The post Dy zjarre ende aktive në vend, 22 janë shuar appeared first on Alsat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme