Shqiptarët që kanë sfiduar policinë britanike nuk janë të paktë në numër, duke zënë një vend të rëndësishëm në listën e tyre.
Autoritetet britanike “Kent Police” ka publikuar emrat dhe fotot e “personave më të kërkuar” në Britaninë e Madhe, ku bien në sy dhe disa të rinj shqiptarë.
Reneo Shehu është një prej tyre i cili u la i lirë me kusht por nuk u paraqit në gjykatën Canterbury Croën Court ku duhet të gjykohej për grabitje dhe shitje droge të klasit A Kokainë.
Eglant Lleshi është një tjetër i ri në kërkim. Mësohet se ai kërkohet nga autoritetet për një tentativë lëndimi të rëndë trupor pranë fshatit Blue Bell Hill . Ndërkohë pjesë e listës janë edhe shqiptarë të tjerë.
Androen Lafetaj, Shpëtim Rexhepi, Fasli Gjajxha dhe Sidorel Deshkaj në kërkim për grabitje dhe armë, posedim të lëndës narkotike kokainë dhe për krime që lidhen me emigracionin e paligjshëm.
© SYRI.net