Nga VV kanë dhënë dorëheqje Dukagjin Gorani, Donika Kadaj dhe Dardan Molliqaj?

Ka qenë deri tani i paqartë rreshtimi i Donika Kadajt pas krizës në Lëvizjen Vetëvendosje.

Por, Indeksonline mëson se deputetja në fjalë ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat në Lëvizjen Vetëvendosje duke mbetur vetëm anëtare e thjeshtë.

Fillimisht ishte menduar se Kadaj do të jetë krah liderit të padiskutuar siç e quante ajo, Albin Kurtin, por gjërat ndryshuan pas mbledhjeve që kishte kjo parti.

Bashkë me të kanë dhënë dorëheqje edhe Dukagjin Gorani dhe Dardan Molliqaj.

Kadaj-Bujupi e kishte braktisur më herët mbledhjen e të hënës me arsyetimin se ka disa obligime për të kryer./Indeksonline/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme