Nga zjarret në Portugali kanë humbur jetën 27 vetë

Autoritetet e mbrojtjes civile të Portugalisë thanë se së paku 27 vetë kanë humbur jetën, në valën e zjarreve që janë përhapur në pjesën veriore dhe qendrore të këtij vendi.

Patricia Gaspar, zëdhënëse e Agjencisë për mbrojtjen civile të Portugalisë, tha sot se konsiderohet se një numër i banorëve është i zhdukur. Por, nuk ka ndonjë numër të konfirmuar të këtyre të zhdukurve.

Zëdhënësja Gaspar tha se zjarrfikësit ende po përpiqen t’i fikin 145 zjarre, ndërsa 32 prej tyre janë tejet të rrezikshme.

Gjatë ditës së djeshme shërbimet e emergjencës i kanë regjistruar më se 500 zjarre, të shkaktuara nga thatësia e gjatë dhe temperaturat më të larta se 30 gradë Celsius.

Gjatë këtij viti, Portugalia është goditur nga zjarret e mëdha, përfshirë një në muajin qershor, nga i cili kanë humbur jetën së paku 64 vetë./rel/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme