Ngadhnjim Kastrati është emëruar drejtor i përgjithshëm i RTK-së.
Afërdita Maliqi, kryetare e Bordit të RTK-së, ka thënë për Kohën Ditore se në bazë të interpretimit të zyrës ligjore të RTK-së, që është konsultuar edhe me ekspertë të çështjeve juridike dhe kushtetuese, është konstatuar se votimi për drejtor të përgjithshëm është i drejtë dhe Ngadhnjim Kastrati, bëhet drejtor i përgjithshëm.
Ka kohë që ka dështuar zgjedhja e drejtorit të RTK-së. Më 19 Prill 2019, Bordi i RTK-së kishte votuar me 6 vota për dhe një kundër për kandidatin Ngadhnjim Kastrati për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm.
Kujtojmë se edhe pse Ligji për RTK-në, përkatësisht neni 32 i tij përcakton që “drejtori i përgjithshëm i RTK-së emërohet dhe shkarkohet me 2/3 e votave të anëtarëve të Bordit”, Bordi i këtij mediumi nuk është mjaftuar me këtë duke kërkuar interpretim ligjor nga Kuvendi i Kosovës.