Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Tapizë në Fushë-Krujë. Policia ka arrestuar një 42-vjeçare, pasi dyshohet se ka vrarë pasi ka lindur foshnjën e saj.
Policia thotë se ngjarja ka ndodhur sot (18 mars), rreth orëve të mëngjesit dhe dyshohet pasi e ka lindur në ambientet e banesë së saj, duke pretenduar se ka vdekur, e ka futur në një qese dhe më pas e ka hedhur në bregun e lumit të Tapizës.
Njoftimi:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndaluan shtetasen L. K., 42 vjeçe, banuese në Tapizë, për veprën penale “Vrasja e foshnjes”.
Kjo shtetase, ditën e sotme, rreth orëve të mëngjesit, dyshohet se pasi ka lindur foshnjen në ambientet e banesës së saj, duke pretenduar se ka lindur e vdekur, e ka futur në një qese dhe më pas e ka hedhur në bregun e lumit të Tapizës”, thote policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.