Ngjarja në Laç, Artan Hoxha: Nuk janë mbushur ende të shtatat nga atentati në Fushë Krujë, sezoni veror vazhdon

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar pas atentatit në Laç, ku viktimë mbeti Klisman Preçi ndërsa mbeti i plagosur Ylli Brahimi.

Në një postim në rrjete sociale ai paralajmëron se pas atentatit ku humbën jetën tre persona në Fushë Krujë, të tjera ngjarje të rënda do ta pasojnë atë këtë verë.

“Dhe nuk janë mbushur ende të shtatat, nga atentati me 3 të vrarë mbi urën e Fushë-Krujës…

Shërbimi zjarrfikës në gatishmëri, makinës së atentatit shpejt do ti dalë tymi…

Sezoni veror vazhdon….”, shkruan Hoxha./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme