Familjarët: Ai kishte paralajmëruar se do ta kryente vjasjen e bashkëshortes disa herë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lagjen “Banjishnica” të Gostivarit, ku burri me sëpatë ka goditur për vdekje gruan e tij. Rastin në polici e ka denoncuar djali i viktimës. Sipas informacioneve policore të cilët nuk e konfirmojnë se bëhet fjalë për sëpatë, viktima është goditur disa herë me mjetin e mprehtë në kokë dhe trup.
“Sot, 10 Shtator, 33 vjeçari V.I. nga Gostivari në SPB-Tetovë ka raportuar se ka gjetur nënën e tij J.I., 60 vjeçare të vdekur në dhomën e gjumit të shtëpisë familjare. Si i dyshaur se e ka kryer vrasjen, është personi B.I., 67 vjeçar, bashkëshorti i të ndjerës, njëherit edhe babai i denoncuesit, i cili i ka shkaktuar lëndime fatale në kokë dhe trup me mjet të mprehtë. Prokurori Publik dhe ekipi i SPB-Tetovë, Departamenti për Punë të Brendshme Gostivar kanë kryer inspektim në vendin e vrasjes dhe merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit”, thonë nga SPB-Tetovë për Tv Globi.
Policia është vënë në kërkim të autorit, i cili I ka thënë policisë se do të kthehet në shtëpi. Të armatosur, zyrtarët policor ishin në pritje të tij para shtëpisë.
Një familjarë i viktimës i tha TV Globit nga vendi i ngjarjes, se burri a ka paralajmëruar se do ta kryej vrasjen kohë më parë.
“E ka goditur gruan e vet me sëpatë. Një burrë 70 vjeçar nuk e bën këtë. Ata kanë pasur probleme, ai disa herë ka potencuar se do ta vras. Sot në mënmgjes janë grindur dhe vajza e tyre ka tentuar të ndërhyjë. Ai ka hyrë në dhomë me sëpatë. Ne sot e morëm vesh, pasi i kemi këtu në lagje dhe viktimën e kam vajzë tezje”, tha për Tv Globi nga vendi i ngjarjes një i afërm i viktimës.
Në vendngjarje vazhdon hetimi dhe policia është në pritje të vrasësit i cili ka paralajmëruar se do të dorëzohet, megjithatë duke u kërcënuar edhe nga uniformave blu.