Rreth orës 15 të enjten pasdite, një person u paraqit në një stacion policie të qytetit Regensburg për të informuar se ai kishte vrarë gruan e tij në një apartament në këtë qytet
“Menjëherë më pas, kolegët shkuan me makinë drejt banesës së burrit. Atje ata gjetën kufomën e një gruaje” ka thënë komisionerja e policisë Franziska Meindl për gazetën TAG24.
Siç dihet tani, gruaja e vrarë është bashkëshortja e personit që ishte paraqitur në polici.
“Megjithatë, ne ende nuk jemi në gjendje të sigurojmë ndonjë informacion të besueshëm mbi motivin dhe rrjedhën e ngjarjeve” ka shtuar Meindl. Aktualisht janë duke u zhvilluar hetimet nga policia kriminale.