Një djalë 20-vjeçar është gjetur i vdekur sot në Liqenin e Ohrit, njoftoi policia e Strugës.
Policia përcaktoi se burri ishte një djalë 20-vjeçar nga fshati Oktisi i Strugës.
“Një mjek nga spitali konfirmoi vdekjen pa gjurmë dhune, dhe nga masat e marra, u përcaktua se bëhet fjalë për 20-vjeçarin S.S. nga fshati Oktisi i Strugës. Po merren masa për të hedhur dritë të plotë mbi ngjarjen”, tha Policia Shtetërore e Ohrit.
The post Ngjarje e rëndë në Liqenin e Ohrit, humb jetën një 20-vjeçar appeared first on Alsat.



