Gazetare: Suna Ismaili Rexhepi
Vijon gjykimi ndaj 9 policëve në rastin “Pulse”, ku ata akuzohen për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar. Sipas prokurores Spasenka Andonova, zyrtarët policorë nuk kanë kryer kontrollet e nevojshme që lidhen me rendin dhe qetësinë publike, si dhe me sigurinë në trafik, para se të jepnin pëlqimin për lëshimin e licencës.
“Sipas përmbajtjes së akuzës, këto veprime nuk janë ndërmarrë nga ana e tyre dhe, si rezultat i kësaj, është dhënë pëlqimi, ndërsa në bazë të atij pëlqimi është lëshuar licenca, e cila i ka mundësuar këtij klubi të vazhdojë më tej veprimtarinë e tij, duke mundësuar në këtë mënyrë përfitime financiare. Në këtë drejtim, përveç përfitimit për personin juridik, edhe personi i punësuar ka realizuar përfitim financiar në bazë të marrëdhënies së rregullt të punës”, deklaroi Spasenka Andonova, Prokurore.
Mbrojtja pretendon se po zbatohet drejtësi selektive sepse mungojnë disa prova të rëndësishme të shkruara nga një hetim i mëparshëm që ishte ndërprerë.
“Këto janë prova shumë të rëndësishme për mbrojtjen, nga të cilat mund të shihet se janë ndërmarrë kontrolle dhe se është bërë gjithçka që ka qenë në mundësinë e tyre për të mos ardhur deri te situata të tilla si ajo që ndodhi”, tha Emil Nedkov, Avokat.
Te gjithë të akuzuarit u shprehen se nuk ndjehen fajtor./Alsat.mk.
The post Prokuroria: Policët nuk kryen kontrollet e nevojshme para dhënies së licencës për diskotkën “Pulse” appeared first on Alsat.



