Departamenti për Krime të Rënda, në Prokurorinë Themelore në Gjilan, ka ngritur aktakuzë, në Gjykatën kompetente në Gjilan, kundër të pandehurve H.SH., A.SH., dhe B.A.
Prokuroria njofton se i pandehuri H.SH., në muajin gusht 2018, në Komunën e Kamenicës, për shkak të një mosmarrëveshje, me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin A.D., në atë mënyrë që gjatë rrahjes, me thikë e godet trembëdhjetë (13) herë, në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, për të cilat me urgjencë është dërguar në Qendrën Emergjente në Gjilan, e më pas është transferuar edhe në QKUK, në Prishtinë.
Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale ‘’vrasje në tentativë’’.
Gjithashtu, sipas aktakuzës, të pandehurit A.SH. dhe B.A., në bashkëveprim dhe me dashje kanë marrë pjesë aktive në rrahje, duke e goditur të dëmtuarin A.D. dhe të miturin A.D.
Prokurori i Shtetit, i ka propozuar Gjykatës, që të pandehurit t’i shpallë fajtorë për veprat e kryera penale, ndërsa të pandehurit H.SH., t’i vazhdohet masa e paraburgimit për shkak që ende nuk kanë pushuar arsyet ligjore për të cilat është caktuar kjo masë.