Ngritet aktakuzë ndaj gjakovarit, rrahu nënën dhe vëllain

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundër të dyshuarit G.V., pasi dyshohet se ka sulmuar nënë dhe vëllain e tij duke iu shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Sipas aktakuzës, i dyshuari G.V., pas një seance gjyqësore rreth një kontesti pronësor që kishte me prindërit e tij, ka shkuar në shtëpi i revoltuar dhe ka filluar të sulmojë nënën dhe vëllain e tij, si dhe ka demoluar shtëpinë e tyre.

Ai me këto veprime ka kryer veprën penale të lëndimit të lehtë trupor, si dhe veprën penale asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë.

Ndryshe, në Kosovë u protestua para disa ditësh për dhunën në familje, në veçanti ndaj gruas, pas një rasti të kobshëm që ndodhi në Gjakovë ku një burrë vrau gruan dhe vajzën.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme