Ngrohja Globale: Miliona hektarë pyje tropikale u shkatërruan në vitin 2018

Një studim gjeti se bota po humbet zonat e saj të gjelbra, e sidomos pyjet tropikale. Vetëm në vitin 2018, në botë u shkatërruan miliona hektarë, përafërsisht sa territori i Anglisë, ose thënë ndryshe, sa 30 fusha futbolli çdo minutë. Ndërsa komplikimet për ta luftuar ngrohjen globale, po rriten gjithmonë, raporton DW.

Njerëzimi i shkatërroi afërsisht 12 milionë hektarë pyje tropikale në vitin 2018. Kjo u gjet pas një studimi nga Global Forest Watch, i cili u publikua ditën e enjte, tregoi se kjo është tkurrja e tretë më e madhe në botë që ka ndodhur në ndonjë vit.

Dështimi për ta ndaluar shkatërrimin e pemëve, ka bërë që të ketë shumë reagime, sidomos aktivistëve të ngrohjes globale.

“Pyjet e botës tani janë në dhomën e emergjencave” tha Frances Seymour, nga instituti për Hulumtime në Botë.

Pyjet absorbojnë të paktën 30% të gazit i cili lirohet nga industria që e ka krijuar njeriu, ndërsa oqeanet e absorbojnë pjesën më të madhe.

“Shëndeti i planetit është në rrezik, dhe ndihmat që po i jepen, nuk janë të mjaftueshme” tha Seymour. “Me çdo hektarë të humbur, ne jemi afër një skenari të shkatërrimit të planetit”.

Një e katërta e pyjeve të shkatërruara në botë ka ndodhur në Brazil, ndërsa Republika Demokratike e Kongos dhe Indonezia, përbëjnë nga 10%.

Për herë të parë, hulumtuesit ishin në gjendje të kalkulonin humbjen që njeriu ia shkaktoi natyrës, duke përdorur të dhëna satelitore. Në të ardhmen shumë të afërt, gati 1/3 e pyjeve në Brazil, RD të Kongos, Indonezi, Kolumbi e Bolivi, rrezikojnë të zhduken.

Por studimi tregoi edhe një gjë pozitive. Në Indonezi, shkatërrimi i pyjeve është ngadalësuar në pjesën e dytë të vitit, duke shënuar rënie prej 63%. Kjo ndodhi për shkak të ndalesave që qeveria ia kishte vendosur kompanive të drurit. 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme