Nikoliç: SHBA na ka nxjerrë probleme me Kosovën, shpresoj që tani të ndalojë

Një njoftim i kundërt me atë të Ambasadës amerikane në Beograd ka ardhur nga Zyra e shtypit e kryetarit të Serbisë Tomislav Nikoliç pas takimit të këtij të fundit me ambasadorin amerikan Kyle Scott, transmeton koha.net.

Nikoliç, sipas lajmit që e përcjell B92, i ka thënë Scott-it se e kupton se Amerika pa kusht përkrah diçka në krijimin e të cilës ka ndikuar drejtpërdrejt (ai nuk e përmend Kosovën) dhe se Uashingtoni zyrtar me zbatimin vullnetit të vet ka shkaktuar shumë probleme, por shpreson se me administratën e re kjo sjellje e deritashme do të pushojë.

Kryetari serb veprimin e Kosovës rreth trenit e ka quajtur të papranueshëm.

“Për ata (shqiptarët) është provokim treni i dekoruar me simbolet serbe dhe se kundër këtij treni ishin nisur me bomba e tyta të gjata pa leje të KFOR-it. Askush s’e shtron pyetjen pse nëpër territorin e Kosovës shkohet me simbole të Shqipërisë së madhe dhe që publikisht promovohet kjo ide e pakuptimtë“, ka thënë Nikoliç.  Ai ka theksuar se Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës pa marrë para sysh se fuqitë e mëdha që e promovuan atë.

Ambasadori i SHBA Scott ka theksuar se dy palët nuk mund ta bindin njëra – tjetrën rreth statusit të Kosovës.  Nikoliç në fund është ankuar pse i është ndaluar vizita në Kosovë, pse është kthyer treni në Rashkë dhe pse ende nuk është formuar Asociacioni i komune serbe./Koha.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme