Nikoliq thërret në ndërtesën e ushtrisë Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Ndërtesa ushtarake është nikoqir i takimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, mbledhjen e së të cilën e thirri për në orën 11:00 presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, raporton Fonet.

Mbledhja urgjente është thirrur pas situatës së krijuar me trenin “Kosova është Serbi”, një linjë direkte nga Beogradi në Mitrovicë që Serbia synonte ta promovonte, përcjell Koha.net. Ai u kthye mbrapsht mbrëmë, derisa institucionet e Kosovës ishin të vendosura për të mos e lënë që ai të hyjë në Kosovë.

Fonet ka treguar se treni, që Serbisë i ishte bërë dhuratë nga Rusia u kthye në Beograd rreth orës 4:00 të mëngjesit, pas një udhëtimi të gjatë se 19 orë.

Treni u nis nga Stacioni kryesor hekurudhor në Beograd për në Mitrovicë në orën 8.30, derisa u ndal rreth 16:30 në Rashkë, në stacionin e fundit para se të hynte në Kosovës, në pritje të urdhrit të kryeministrit Aleksandër Vuçiq për t’u kthyer mbrapsht.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme