Nikolla bën vetëm sehir, Rama fyen në sallën e Kuvendit: Këlyshë të rrahur

Kryeministri Edi Rama e shfrenoi gojën plotësisht në seancën e sotme të Kuvendit, duke lëshuar fyerje dhe ofendime të ndryshme.

“Ne do ta mbrojmë me çdo çmim, çmimin e energjisë elektrike, për familjet dhe bizneset.

 Ju që bëni shërbimin tuaj ndaj të keqes, ndaj pafytyrësisë, ndaj mungesës së çdo feje dhe atdheu, dhe që patjetër do vazhdoni t’i thoni shqiptarëve të gjitha të zezat, sepse në këtë rrugë keni hyrë që të vegjël, dhe ju kanë rrahur që këlysh, prandaj nuk kuptoni tani që jeni rritur që nuk jeni gjë tjetër përveçse një zgjatim.

Jeni një bisht i asaj krijesës non-grata, që edhe pse nuk e keni në krye, e keni në kokë brenda, do vazhdoni të tregoni si të tjerët bëjnë atë e bëjnë këtë,” tha Rama.

Duke iu drejtuar deputetit demokrat, Ervin Salianji, Rama tha: “Bedel pasionant, si miza në të ndenjurat e kalit që kujton se tërheq karrocën dhe me atë ide ti qëndron në të ndenjurat e kalit duke tundur flatrat e një mize të bezdisshme”.

Por pavarësisht këtyre fyerjeve, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla vetëm bëri sehir.

Për më tepër, ajo u bëri thirrje deputetëve të opozitës që të kenë kujdes.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme