Duke filluar nga dita e mërkurë, 20.06.2018, fillon faza e dytë e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës.
Kjo ditë është zgjedhur pas të gjitha përgatitjeve teknike dhe operative nga ana e Komunës së Prishtinës dhe kompanisë pasi që parashikimet klimatike sigurojnë një javë me mot stabil dhe pa reshje, për arsye se reshjet gjatë procesit të dezinsektimit e bëjnë të paefektshëm aksionin.
“Duke u bazuar në këto të dhëna, sivjet do të dezinsektohet një sipërfaqe e përgjithshme prej mbi 6000 hektarë, duke përfshirë edhe zona rurale ku ka potencial të lartë të zhvillimit të këtyre insekteve. Edhe këtë vit do të përdoren preparatet e sigurta të regjistruara për përdorim në vendet e Bashkimit Evropian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.
Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 23:30 (24:00), sipas datave të mëposhtme nëpër lagjet e caktuara:
20.06: Aktash, Lagjja e Muhaxherrëve, Parku i Qytetit, Vellushë (Blloqet-Shtëpia e Pleqve), Qendra e Qytetit, Qyteza Pejton, Arbëria, Tophane;
21.06: Lakrishte, Dardania, Ulpiana, Prishtina e Re (Veternik), Zona Industriale, Lagjja Nic dhe Kazerma Adem Jashari;
22.06: Bregu i Diellit, Lagjja E Spitalit, Kalabria dhe Kodra e Trimave;
23.06: Taslixhe, Velani, Mat, Sofali, Taukbahqe, Gërmi dhe Vneshtat;
24.06: Bernice e Eperme dhe Bernice e Poshtme, Barileve, Besi, Bardhosh, Kolovice dhe Kolovice e Re, Prugovc, Teneshdoll dhe Vranidoll, Hajvali.
Komuna thotë se bashkëpunimi i qytetarëve në këtë proces është i një rëndësie të veçantë për suksesin e këtij procesi.
“Andaj luten të gjithë qytetarët për bashkëpunim në mënyrë që ky aktivitet të jetë sa më i suksesshëm. Gjatë kohës së dezinsektimit, për së paku një orë, duhet të kufizohet dalja në hapësirat që dezinsektohen. Gjithashtu, dritaret e shtëpive dhe banesave duhet të mbahen të mbyllura, ashtu që të mos futen insektet brenda. Apelohet tek shoqatat e bletarëve për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe”, thotë Komuna e Prishtinës.
“Monitorimi i këtij procesi nga ana e Komunës së Prishtinës do të jetë i vazhdueshëm, dhe në bashkëpunim me qytetarët do ta japim maksimumin për një dezinsektim sa më efektiv”, thekson Komuna.
Për çdo informatë shtesë apo paqartësi në lidhje me procesin, Komuna lut qytetarët që të kontaktojnë në numrat e telefonit: 049 221 223; 049 221 224; 044 248 442