Fushata zgjedore që fillon sot do të vazhdojë deri më 17 maj.
Në katër komunat veriore të Kosovës, sot do të nis fushata pesë ditore për zgjedhjet e jashtëzakonshme, të cilat do të mbahen më 19 maj.
Fushata zgjedhore do të nisë sot dhe do të vazhdojë deri më 17 maj.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme mbahen në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore pas dorëheqjes së kryetarëve atje shkaku i taksës prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia, raporton “Telegrafi”.
Të drejtë vote në Mitrovicën veriore kanë 22,242 persona; në Leposaviq 18,390 persona në Zveçan 9,276 persona dhe në Zubin Potok 8,612 persona.
KQZ ka angazhuar 670 komisionarë për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave në veri.
Komisionarët do të angazhohen në 44 qendra të votimit në gjithsej 87 vendvotime.