Nis hetimi për zjarrin në Tetovë

Ka filluar inspektimi i Prokurorisë së Tetovës, në ish kombinatin e duhanit në Tetovë, i cili të hënën u përfshi nga flakët, shkruan Alsat.

Nga Prokuroria e Tetovës njoftojnë se në këtë inspektim, është i kyçur një prokuror i prokurorisë themelore të Tetovës, Policia, por edhe ekspertët e zjarrit nga Shkupi, të cilët, brenda ditëve në vazhdim, duhet të përcaktojnë shkaqet e zjarrit, por edhe vendin ku dhe si ka filluar zjarri.

Nga Prokuroria e Tetovës nuk informojnë se sa pritet të zgjasë inspektimi dhe cilat janë hapat e mëtejme që do të ndërmerren.

Të hënën në orën 9 të mëngjesit, nga shkaqe deri më tani të panjohura, në ish kombinatin e duhanit në Tetovës, shpërtheu zjarr i cili zgjati për disa orë, ndërsa dëmet materiale që shkaktoi sipas pronarit të depos së djegur ishin mbi 12 milion euro.

Nga ky zjarr mbetën të asfiksuar dhjetë zjarrfikës dhe një person civil./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme