Nis ndryshe spektakli i BBVA, Ledioni futet brenda në shtëpi dhe i jep G Banit lajmin e hidhur – ai lë shtëpinë mes lotësh

Spektakli i së martës në “Big Brother VIP Albania” ka nisur ndryshe nga zakonisht, duke sjellë një moment të ngarkuar emocionalisht për një nga banorët.

Në një skenar të papritur, prezantuesi Ledion Liço ka hyrë në shtëpinë e “BBVA” për të ndarë një lajm të rëndësishëm me një nga konkurrentët, G Banin.

Me një ton serioz, ai iu drejtua banorëve duke thënë: “Sonte duhet të vija brenda për njërin prej jush për t’i thënë diçka që është shumë me rëndësi”.

Më pas, ai vazhdoi duke zbuluar se kishte të bënte me një situatë familjare urgjente: “Pak kohë më parë, familja jote na ka informuar që babai yt ka pësuar një gjendje të rëndë dhe ka shkuar në spital. Ai ka pësuar një hemorragji cerebrale. Gjendja e tij është stabile. Produksioni të ka prerë biletën e avionit për t’u nisur që tani në Londër”.

Ky moment emocional ka prekur të gjithë banorët e shtëpisë, të cilët u mblodhën rreth G Banit për t’i dhënë mbështetje në këtë situatë të vështirë.

Spektatorët e kanë ndjekur me shqetësim këtë ngjarje, ndërsa videoja e momentit është bërë virale në rrjetet sociale, me fansat që shprehin mbështetje për G Banin dhe familjen e tij.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme