Nis protesta kundër rritjes së çmimeve, qytetarë të shumtë vërshojnë përpara kryeministrisë

Nis protesta e shoqërisë civile kundër rritjes së çmimeve të hidrokarbureve dhe ushqimeve.


Qytetarë të shumtë janë mbledhur në ambientet e jashtme të kryeministrisë, ku kërkojnë nga maxhoranca marrjen e një pakete masash në ndihmë të qytetarëve për të përballuar rritjen e çmimeve në vend.

Mw herët, në rrjetet sociale është njoftuar kjo protestë para kryeministrisë në orën 17:00 të pasdites së sotme.

Ditën e djeshme çmimi i naftës në Shqipëri kapi vlerën rekord me 265 lekë për litër.

Kryeministri Edi Rama në një konferencë me gazetarët një ditë më parë deklaroi se asnjë taksë nuk do të hiqet duke i cilësuar këto kërkesa propozime absurde.

Ai deklaroi se jemi në një luftë me impakt kryesor për të sotmen dhe të nesërmen duke iu referuar edhe deklaratave të atyre që thonë se jemi në prag të luftës së tretë botërore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme