“Po çfarë dreqin bëhet në këtë vend”- Avokati Adriatik Lapaj: Qeveritë e përgjegjshme në rajon kanë marrë masa! Protesta nuk duhet të ndalet

Avokati Adriatik Lapaj ka dalë në protestën e sotme para kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve në vend.


Në fjalën e tij, Lapaj u shpreh se qeveritë e përgjegjshme kanë marrë masa, duke ndihmuar bizneset dhe familjet shqiptare. Sipas tij, janë rritur çmimet e të gjitha produkteve, por nuk janë rritur rrogat.

Adriatik Llapaj:  A është rritur çmimi i millit, po apo jo! Po

A janë rritur rrogat? Jo

A është rritur çmimi i orizit? Po

A janë rritur rrogat? Jo

A është rritur çmimi i bukës? Po

Po çfarë dreqin bëhet në këtë vend!!

Qeveritë e përgjegjshme në rajon kanë marrë masa, kjo nuk është krizë vetëm e Shqipërisë, por edhe e vendeve të tjera që reflektohen edhe në Shqipëri. Nëse në vendet e tjetra çmimet rriten me 5%, si ka mundësi që në Shqipëri rriten me 25 %.

Në Serbi nafta do të mbetet 1.5 euro

Në Maqedoni, çmimi tavan do të jetë 1.5 euro

Në Kosovë është vendosur që shitësit me shumicë të kenë një marzh fitimi jo më shumë se një marzh prej 4% të vlerës.

Në Greqi qeveria  do të japë një cek prej 300-400 euro në muaj.

A keni pare te merret ndonjë masë nga Shqipëria për krizën në fjalë?

Vazhdojmë dhe nuk ndalemi!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme