Nis seanca për Demarkacion, në Kuvend 67 deputetë

Ka nisur seanca e jashtëzakonshme për seancën e Demarkacionit, ndërsa në sallën e Kuvendit janë të pranishëm 67 deputetë, numër ky i mjaftueshëm për debat në Kuvend.

Seanca për sot u caktua vetëm pasi e njëjta dështoi të mbahej të premten për shkak se nuk pati konsensus mes partive. LDK refuzonte që raporti i Shpejtim Bulliqit të dilte në votim bashkë me marrëveshjen e Demarkacionit të nënshkruar në vitin 2015 dhe deklaratës së përbashkët të presidentit të Kosovës dhe Malit të Zi.

LDK kërkoi që raporti i Bulliqit të shfrytëzohet vetëm si orientues për deputetët, e me këtë kryeministri Ramush Haradinaj u pajtua të dielën.

Për ratifikim të Demarkacionit duhen 80 vota dhe megjithë marrëveshjes mes LDK’së me PDK’në, AAK’në dhe Nismës, janë siguruar vetëm 78 vota.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme