Nis takimi i këshilltarëve të Merkelit me kryeministrin Haradinaj, mediat nuk lejohen të qëndrojnë në takim

Ka filluar takimi në mes dy këshilltarëve të kancelares gjermane, Angela Merkel dhe zyrtarëve shtetërorë të Qeverisë së Kosovës.

Jan Heker, këshilltari më i rëndësishëm për Politika të Jashtme i kancelares  gjermane si dhe këshilltari i saj për Ballkan, Matias Litenberg, kanë arritur në Kosovë, ku edhe kanë startuar takimin me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj.

Qeveria e Kosovës vizitën e këshilltarëve të kancelares gjermane e bëri të ditur vetëm pak orë më parë, përderisa mediat kanë pasur të drejtë të marrin vetëm pamje.

Kjo vizitë e zyrtarëve gjermanë po bëhet pas asaj që zyrtarët e amerikanë patën në Kosovë, ku edhe zhvilluan takime me krerët e vendit.

Ndryshe duhet përkujtuar se dy zyrtarët gjermanë kanë zhvilluar një takim edhe me presidentin, Hashim Thaçi, para se të takoheshin me Haradinajn.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme