Sunny Hill Festival nis zyrtarisht numërimin mbrapsht. Kanë mbetur edhe 100 ditë deri në fillimin e edicionit të ri të festivalit
.
Entuziahzmi për edicionin e sivjetmë po rritet vazhdimisht. Organizatorët tashmë kanë filluar me shitjen e biletave, ndërsa së shpejti do dalin edhe me emrat e artistëve që do të pushtojnë dy skenat e Festivalit.
I nominuar nga Shoqata Evropiane e Festivaleve si një nga Top 10 festivalet më të mira në Evropë, Sunny Hill po përgatitet për tre ditë argëtim të pandalshëm. Këtë vit, festivali do të mbahet nga 1 deri më 3 gusht në Bërnicë të Epërme, aty ku tashmë Sunny Hill po vazhdon të rritet si një nga festivalet më të rëndësishme evropiane.
“Këtë vit kemi bërë gati një program të jashtëzakonshëm të artistëve të huaj dhe vendor që do ta bëjnë Prishtinën destinacionin kryesor të kësaj vere. Numrimi tashmë ka filluar. Shihemi në Sunny Hill Festival më 1, 2 dhe 3 gusht” thuhet në njoftimin e festivalit për media.
Nëse ende nuk e keni blerë biletën, tani është momenti i duhur. Biletat Believers – me çmimin më të lirë që do të kenë ndonjëherë, janë ende në dispozicion për vetëm 95 euro.
Biletat mund të blihen në këtë link: https://ticketing.festtix.co.uk/events/sunny-hill-festival-2025
Shihem atje ku dielli shëndrit më fort! – Sunny Hill Festival