Nishani dekreton 25 qershorin për zgjedhjet në Shqipëri

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, ka dekretuar datën 25 qershor si ditë për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme.

Po atë ditë do të mbahen zgjedhjet edhe për kryebashkiakun e Kavajës. Ai, siç transmeton TCH, ka vlerësuar maksimalisht marrëveshjen Rama-Basha si një arritje të rëndësishme me interes për vendin dhe popullin shqiptar.

Kreu i shtetit, në një deklaratë për shtyp, gjithashtu shpreh mirënjohjen edhe për kontributin e miqve europianë dhe amerikanë të Shqipërisë.

Bazuar në kërkesën e mazhorancës dhe opozitës për caktimin e zgjedhjeve parlamentare, Presidenti ka vendosur që të ndryshohet data për mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë në 25 qershor 2017.

Gjithashtu, e njëjta datë është dekretuar edhe për zgjedhjet për kryetar të Bashkisë Kavajë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme