Nishani takon Ivanov: Shqiptarët, faktor shtetformues

Gjatë Forumit të pestë Global të Bakusë, në Azerbajxhan Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani është takuar me homologun e tij maqedonas Gjorge Ivanov.

Nishani atje shprehu shqetësimin për situatën e përgjithshme politike dhe marrëdhëniet ndëretnike, si dhe theksoi tentativat për ta transferuar krizën nga domeni politik në atë etnik, mund të ketë pasoja të rënda për të gjithë.

Ai theksoi gjithashtu se, Shqipëria asnjëherë nuk ka ndërhyrë dhe nuk ndërhyn në punët e brendshme të një shteti tjetër dhe aq më pak të vendeve fqinje.

Lidhur me shqiptarët që jetojnë në Maqedoni, Nishani tha se ata janë një faktor shtetformues dhe Shqipëria do t’i mbështesë në kërkesat e tyre legjitime  për respektim dhe zbatim të plotë të Marrëveshjes së Ohrit.

Gjithashtu, Presidenti Nishani u prit edhe nga homologu i tij nga Azerbajxhani, si dhe u takua edhe me Presidentin e Gjeorgjisë. Në takimin me Presidentin e Azerbajxhanit Aliyev, Nishani shprehu kënaqësinë për marrëdhëniet shumë të mira e miqësore mes dy vendeve si dhe vullnetin e palës shqiptare për t’i çuar më përpara dhe intensifikuar edhe më shumë ato, veçanërisht në kuadrin e bashkëpunimit ekonomik./21Media

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme