Në një ndërtesë private në Crvenkë të Serbisë janë shkruar grafite kërcënuese “vdekje për shqiptarët”, raportojnë mediat serbe, transmeton Periskopi.
Raportohet se grafitet janë bërë në ndërtesën, e cila është në pronësi të një personi me kombësi shqiptare.
Grafitet përmbajnë mesazhe kërcënuese si shenjë hakmarrë për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.
Këto grafite i dënoi Lidhja e Social Demokratëve të Vojvodinës.