Nisin punimet emergjente në segmentin Elbasan–Librazhd, do të instalohen barriera për të mbrojtur rrugën nga rënia e shkëmbinjve të mëdhenj

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se duke nisur nga dita e hënë, e deri më 20 mars, pra për një muaj, do të kryhen punime në segmentin rrugor Elbasan–Librazhd, në vendin e quajtur Murrash.


Kjo ndërhyrje emergjente do të bëhet me qëllim përforcimin e pjerrësisë për të mbrojtur rrugën nga rënia e shkëmbinjve të përmasave të ndryshëm.

ARRSH thekson se janë marrë masat për Menaxhimin e Trafikut së bashku me Policinë Rrugore në zonën ku do të implmentohen punimet për Projektin e mbrojtjes së skarpatave.

NJOFTIM

Duke nisur nga dita e hënë, datë 21.02.2022, fillojnë Punimet Emergjente në segmentin rrugor Elbasan–Librazhd në Murrash, të cilat do të zgjasin deri në datë 20.03.2022.

Qëllimi i këtij Projekti Emergjence është përforcimi i pjerrësisë për të mbrojtur rrugën nga rënia e shkëmbinjve të përmasave të ndryshëm.

Mbrojtja e skarpatave do të bëhet nëpërmjet barrierave, të cilat do të vendosen/instalohen në shpat dhe do të përdoren për të mbajtur shkëmbinj të mëdhenj me energji të lartë kinetike.

Barrierat e propozuara të rënies së shkëmbinjve kanë një lartësi prej 4 m dhe mund të thithin një energji goditjeje deri në 1000 kJ. Kjo lloj mbrojtjeje e shpatit do të përdoret në zonat më të rrezikuara nga km 25+575 deri në km 26+155 dhe nga km 26+650 deri në km 26+800.

Janë marrë masat për Menaxhimin e Trafikut së bashku me Policinë Rrugore në zonën ku do të implmentohen punimet për Projektin e mbrojtjes së skarpatave.

Është vendosur dhe sinjalistika provizore nga km 25+000 deri në km 27+500.

Punimet do të kryhen në 2 zona dhe menaxhimi i trafikut do të bëhet për dy segmente sipas skemave përkatëse bashkëngjitur:

‐ Zona I ‐ Segmenti nga km 25+300 deri në km 26+400.
‐ Zona II ‐ Segmenti nga km 26+350 deri në km.27+050.

segmentin rrugor Elbasan–Librazhd në Murrash2segmentin rrugor Elbasan–Librazhd në Murrash

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme