Nitaj: Thaçi më luste të mos shkruaj në BBC për Ramush Haradinajn

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për arrestimin e Ramush Haradinajt në Francë.

Nëpërmjet zëdhënësit të saj, AAK që drejtohet nga Haradinaj, ka kujtuar një takim me Thaçin.

:Ka vite që e njoh Hashim Thaçin. E pata takuar një herë në vitin 1999 në Londër, në një vizitë “sekrete” të tij! Mbaj mend të më pat thënë ‘do të ishte mirë sikur BBC të mos i transmetonte deklaratat e Komandantëve të Zonave të UÇK-së, psh Ramush Haradinajn’”, ka shkruar Nitaj, që dikur ka qenë reporter i BBC-së.

Tutje Nitaj ka thënë se pati dalë i tmerruar nga ai takim me Thaçin.

“I habitur, i pata thënë ‘po ata po e bëjnë luftën, e posaçërisht Ramushi’! Biseda vazhdoj tutje, por e mbaj mend që unë pata dalë i tmerruar pa e kuptuar ‘ç’kishte ai njeri’!”, ka treguar Nitaj.

Jo shumë kohë më vonë Nitaj thotë se e ka kuptuar se çka e mundonte Hashim Thaçin.

“Shokët dhe bashkëpunëtorët e tij, ata më të afërmit, thonë se ai është dinak e i pabesë, interesaxhi e idhnak, hakmarrës… dhe po mundi, të shkel me këmbë për interesin e tij! Në këtë logjikë e shoh deklarimin e tij për vizitën në Amerikë, për biletat 500 dollarëshe dhe për impenjimin e tij për kthimin e Ramush Haradinajt në Kosovë!”, ka shkruar Nitaj.

Ai në fund ka pasur edhe një porosi për presidentin.

“Mos ban hajgare Hashim! Më shumë po bën estrada për kthimin e Haradinajt, se sa ti e Qeveria jote! Bëhu njëherë burrë e trego se pse kompleksi i yt i pashërueshëm është Ramush Haradinaj!”, përfundon Nitaj në postimin e tij në Facebook./insajderi.com

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme