MPB njofton se me datë 15.06.2024 në ora 18.20 në SPB Shkup është raportuar se në rrugën “531” në fshatin Marino, komuna Ilinden, automjeti i pasagjerëve “Ford Fiesta” me regjistrim të Shkupit, i drejtuar nga Z.J (56) nga fshati Marino, ka goditur një biçikletë të drejtuar nga D.J (66) nga Shkupi.
Në aksident biçiklisti ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konfirmuar në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “Shën Naum Ohri” Shkup. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik.
Kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Shkup.