Një aktivist i Vetëvendosjes vdes në rrethana të dyshimta (Foto)

Edison Ibrahimi, 21 vjeç nga fshati Vllahi i Mitrovicës, ka vdekur dje në QKUK pasi nuk ka mundur t’i mbijetojë lëndimeve të marra ditë më parë, derisa kishte mbetur në liqenin artificial në Zhabar të Mitrovicës, shkruan gazetametro.net.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Mitrovicës, Avni Zahiti, 21 vjeçari më datë 23 korrik, deri sa ishte duke u larë në liqenin artificial, kishte mbetur në ujë dhe pasi ishte nxjerr nga uji ishte dërguar në QKUK për tretman mjekësor, por i njëjti ka vdekur dje në QKUK.

Metro mëson se Edisoni ishte aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë. Atë e përkujtuan aktivistë të tjerë të kësaj partie në qytetin e tij të lindjes.


Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion. Rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme