Një avokate 66-vjeçare nga Kumanova është gjetur pa shenja jete në zyrën e saj

Një avokate 66-vjeçare nga Kumanova është gjetur pa shenja jete në zyrën e saj gjatë ditës së djeshme.

Sipas informacioneve nga SPB-Kumanovë, më 23 qershor 2026, rreth orës 12:23, është raportuar se në një zyrë avokatore në Kumanovë është gjetur e vdekur S.Z.P. (66) nga Kumanova.

Në vendin e ngjarjes ka ndërhyrë ekipi i Ndihmës së Shpejtë, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e saj.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dërguar për autopsi, e cila pritet të përcaktojë shkaqet e sakta të vdekjes.

Autoritetet po ndërmarrin veprimet e nevojshme për zbardhjen e rastit.

The post Një avokate 66-vjeçare nga Kumanova është gjetur pa shenja jete në zyrën e saj appeared first on Alsat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme