Ish-presidenti Gjorge Ivanov ka shkelur sundimin e së drejtës

Gazetare: Suna Ismaili Rexhepi

Falja e ish-funksionarëve të përfshirë në hetimet e Prokurorisë Speciale nga ana e ish-presidentit Ivanov është shpallur i paligjshëm nga ana e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. Ndaj këtij vendimi të Gjykatës sot nuk kishte asnjë reagim Institucional e as partiak.

Në shpjegimin e vendimit, Gjykata e Strasburgut u ndal edhe të rrethanat politike të kohës, ku thuhet se ish-presidenti Ivanov me vendimin e tij për falje ka marrë në mbrojtje ish-funksionarët e partisë së tij VMRO DPMNE.

Gjykata gjithashtu thotë se vendimi i vitit 2016 për të anuluar faljen e Ivanovit, është i ligjshëm

“Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut vendosi unanimisht se: Nuk kishte shkelje të Nenit 6, paragrafi 1 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut për shkak të ndërhyrjes legjislative që lejoi anulimin e faljeve presidenciale dhe vazhdimin e procedurave penale kundër aplikantëve”, deklaruan nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut.

Në 12 prill 2016, ish-presidenti Gjorgje Ivanov, u dha amnisti 56 personave, ndër ta ish-funksionarë, funksionarë të lartë të asaj kohe, persona të lidhur me pushtetin e atëhershëm dhe të dyshuar në lëndë që dolën nga hetimet e Prokurorisë Speciale Publike./Alsat.mk.

The post Ish-presidenti Gjorge Ivanov ka shkelur sundimin e së drejtës appeared first on Alsat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme