“Një burrë i fortë, më rriti me dashurinë për atdheun”/ Aurela Basha flet për herë të parë pas humbjes së babait

Bashkëshortja e kryedemokratit Lulzim Basha ka shprehur falënderime për të gjithë ata që iu gjendën pranë për humbjen e babait të saj Xhafer Isufi, i cili u nda nga jeta më 20 janar.


Pak ditë pasi humbi babanë e saj, Aurela Basha poston një mesazh të ndjerë në rrjetet sociale. Bashkëshortja e kryedemokratit Basha, falenderon të gjithë miqtë që i qëndruan pranë në këto ditë të hidhura.

“Unë dhe familja ime jemi prekur nga vizitat, mesazhet, letrat, dhe lulet pas ndarjes nga jeta të babait tim që na sollën kaq shumë ngushëllim këto ditë të hidhura.

Babai im ishte një burrë i jashtëzakonshëm, një burrë i fortë, një burrë Labërie. Ai më rriti me dashurinë për të parët tanë, për atdheun dhe për Kosovën; më rriti me dashurinë e madhe për njerëzit.

Jam pafund mirënjohëse që më ka lënë pas kaq shumë miq e shokë, kaq shumë dashuri dhe respekt. ”, shkruan Aurela Basha.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme