“Një burrë i ka bërtitur të premten, nëse hapen kamerat gjendet se kush është!” -Vrasja e 14 vjeçarit, flet shoferi që merrte nxënësit: Disa fëmijë më thanë hajde se…

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë të një dite më parë, kur u vra Martin Cani, 14 vjeç, nga një bashkëmoshatar të tij, pranë shkollës 9 vjeçare “Fan Noli”.


Në emisionin “Me zemër të hapur” në Neës 24, ka folur shoferi i cili merrte nxënësit nga shkolla dhe i çonte në shtëpi, mes tyre ndonjëherë dhe i mituri Cani.

Ai u shpreh se ditën e premte një burrë ka ndaluar të voglin dhe i ka bërtitur. Sipas tij nëse hapen kamerat gjendet se kush ishte ky burrë.

Për shkak të kësaj ndodhie, 14 vjeçari ndihej i nervozuar në makinë duke reaguar negativisht, sipas shoferit.

Sakaq, ditën e ngjarjes, disa fëmijë i kanë thënë atij “hajde se e kanë ther Martinin”.

Shoferi që merrte në makinë 14-vjeçarin: Atë e kam pas njohur, djalin që ka vdekur. Vinte shpesh herë me mua. Unë e merrja për respekt. Martini ishte djalë i mirë, të tjerët nuk i njoh. Kur kam parë lajmin, më ka ikur mendja. Një burrë i kishte bërtitur të premten Martinit, se di kush ishte ai burri. E çova në shtëpi të premten, por shante.

I thashë mos shaj, se nuk është mirë të shash. Një burrë i madh i ka bërtitur, nëse hapen kamerat gjendet se kush është. Për këtë goditje kishte edhe reagim nga qytetarët. Dje nuk e takova më Martinin.  Ca kalamaj në furgon më thanë hajde se e kanë ther Martinin dhe më pas e pashë të shtrirë. Nuk e njoh familjen e viktimës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme