Çifti simpatik Big Basta e Vesa Luma, që kur kanë krijuar lidhjen e dashurisë janë kujdesur që përmes rrjeteve sociale të bëjnë dedikime romantike për njëri-tjetrin.
Një i tillë erdhi se fundmi edhe nga artisti i cili u kujdes që t’i shkruante fjalë emocionuese Vesës.
Ai e cilësoi datën 12 shtator 2015 si ditën më të bukur të jetës.
“9 vjet i lumtur me ty pranë vetes si pjesë e vetes”, shkroi ai ndër të tjera.
Kujtojmë se dyshja janë prindër të një djali të quajtur Lian.