Foto ilustrim
Burime të portalit Sakte.net bëjnë të ditur se është ndalur procesi i votimit në dy qendra të votimit në Gostivar për shkak të fenomenit të ashtuquajtur “treni bullgar”.
Kështu ëshë duke u tentuar të veprohet nga disa aktivistë të një partie shqiptare në pushtet.
Manipulimi i votave, apo “Treni Bullgar”, lehtëson blerjen e votës përmes të cilës ata që i nxjerrin fletëvotimet jashtë, i plotësojnë ato, ua japin personave të cilëve ua blejnë votën dhe i kërkojnë që ato fletëvotime t’i fusin brenda, ndërsa fletëvotimet e rregullta t’i nxjerrin jashtë dhe kështu ato të përsëriten tek personat e tjerë./Sakte.net