Një hap para marrëveshjes, LVV dhe Glauk Konjufca e lirojnë pozitën e Kryetarit të Kuvendit për LDK

Gazeta Express ka mësuar që LDK dhe LVV janë duke i shikuar detajet e fundit të një marrëveshje, mirëpo tashmë pengesa që qëndronte në mes të tyre, ajo e Kryetarit të Kuvendit, është eliminuar.

Isa Mustafa dhe Albin Kurti po duket se kanë tejkaluar dallimet që penguan për më shumë se 118 ditë arritjen e një “Koalicionit të Shpresës”.

Burime të Gazetës Express kanë thënë se marrëveshja LDK-VV është gati ndërsa shumë shpejt pritet të nënshkruhet.

Anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes nga Parlamenti do të shkojë në Qeveri duke marrë post ministror. Vendin e tij do marrë Vjosa Osmani.

Ndërsa, për pozitën e Presidentit, nuk dihet se si do të gjejnë zgjidhjen.

Pro marrëveshjes me Vetëvendosjes kanë dalë figurat kryesore në LDK duke përfshirë edhe Lutfi Hazirin, i cili sot mbajti një konferencë dhe tha se shpejt mund të ndërtohet koalicionin me Vetëvendosjen.

Rikthimi i Lutfi Hazirit nga shërimi i ka dhënë një energji të re negociatave me Vetëvendosjen.

Ndërkohë, kanë kaluar 118 ditë prej kur u mbajtën zgjedhjet dhe Vetëvendosje doli fituese. Më shumë se një muaj kanë kaluar prej se është votuar Kryetari i Kuvendit dhe është hapur mundësia e votimit për Qeverinë e Kosovës.

Deri më tash VV dhe LDK kanë dështuar ta arrijnë marrëveshje shkaku i mospajtimeve për të ndarë pozitat shtetërore.

Prej gjashtë muajsh, Kosova vazhdon të funksionojë me Qeveri në dorëheqje.

Albin Kurti dhe Isa Mustafa ishin takuar një ditë pasi kishin përfunduar zgjedhjet e 6 tetorit. Kishin thënë se koalicioni do të arrihej më së largu 72 orë pasi të certifikoheshin zgjedhjet.  Tash, kur më 26 dhjetor është votuar Kryetari i Parlamentit,/Express

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme