Një i plagosur me armë zjarri në Suhodoll

Një qytetar i moshës së re është plagosur sonte me armë zjarri në Suhodoll të Mitrovicës.
Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi zëvendësdrejtori i Policisë Rajonale të Mitrovicës – Veri, Besim Hoti.

Sipas Hotit, personi është i nacionalitetit serb.

Viktima është plagosur nga një plumb nën pjesën e gjurit.

“Sipas deklaratës që ai ka dhënë është plagosur nga dy persona që kanë qenë duke lëvizur me një veturë”, tha zëvendësdrejtori Hoti.

Ngjarja ka ndodhur te trafo në Suhodoll.

Policia është duke u marrë me rastin, ndërsa jeta e të plagosurit nuk është në rrezik.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme