Sot ka ndodhur një aksident tragjik në magjistralen Lipjan – Shtime.
Si pasojë e kësaj tragjedie një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar
Rastin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës Bajram Krasniqi.
“Aksidenti ka ndodhur në orën 11:55 në magjistralen Lipjan-Shtime, të përfshira dy vetura, si pasojë e aksidentit një person ka ndërruar jetë ndërkaq dy të tjerë janë lënduar”, ka thënë Krasniqi.