Një i ri humbi jetën tragjikisht në një aksident autobilistik në rrugën Shkodër-Koplik, në vendin e quajtur Shtoj i Ri, raporton ABC Neës.
Mëngjesin e sotëm, automjeti tip Opel Korsa doli nga rruga për shkak të shpejtësisë të madhe dhe për pasojë humbi jetën drejtuesi, Sead Bajramaj nga qyteti i Koplikut.
Sipas policise, fillimisht drejtuesi ka humbur kontrollin ndaj mjetit, i cili më pas është rrotulluar disa herë dhe përplasur me një pemë në anë të rrugës.
Përplasja ishte e fuqishme dhe Bajramaj ka vdekur në vend.
U desh ndërhyrja e zjarrfikëses për të nxjerrë trupin e viktimës.